Makina bën parakalim të gabuar në Berat, përfundon në kanal Toyota
25 Gusht 2024, 17:03 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një automjet tip Mercedes Benz, me targa KV 3378 B ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti qē kishte përballë, tip Tojota Kora, me targa AB 527 IL Tojota Korola, në tentativë për ta shmangur, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, tip Mercedes Benz, është shoqëruar në polici, si i dyshuari “shkaktar” i aksidentit, ku edhe do t’i kryhet testi i alkoolit.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
