Makina u vodh në Shkodër/ Ekzekutimi i Sinomatajt, a ngatërroi qitësi objektiv?

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga atentati mafioz në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomataj, policia ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Vizion Plus mëson se 15 personat e shoqëruar gjatë ditës së djehsme u lanë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e Vlorës.
Hetuesit nuk arritën të gjenin prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar.
Makina tip “BMW x3” që u përdor për të kryer vrasjen e 23-vjeçarit me snajper në Vlorë dhe më pas u dogj nga autorët, rezulton që të jetë e vjedhur më përpara në Shkodër.
Lidhur me këtë fakt autoritetet i kanë shtrirë hetimet edhe në qytetin e Shkodrës.
Vjedhja e kësaj makine në Shkodër ka ndodhur me 19 Tetor.
Ndërkohë targa e automjetit që u dogj rezulton se i përket një makine tip BMW që rezulton e regjistruar në qyetetin e Kamzës.
Targat nuk janë të vjedhura, por autorët i kanë dubluar duke krijuar një palë targa të njëjta dhe i kanë vendosur në makinën e tyre që kishin vjedhur në Shkodër.
Grupi hetimor ka dyshime dhe po heton edhe pistën se autorët mund të kenë ngaterruar objektivin pasi kanë dashur të qëllojnë Benard Sinomatajn, xhxhanë e 23-vjeçarit.
-
Grabitën një postë në Greqi, arrestohen dy hajdutët shqiptarë
12 Janar, 14:31
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

