Maliq/ Banesa përfshihet nga flakët, familjarët ishin në gjumë

1 Shkurt 2026, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Maliq/ Banesa përfshihet nga flakët, familjarët ishin në

Një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë Maliq, është përfshirë nga një zjarr që ka shkatërruar totalisht një prej kateve.

Sipas informacioneve paraprake, shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por dyshohet se mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje, ndërsa familjarët ndodheshin në gjumë.

Banorët e zonës kanë ndihmuar familjen që të dalë jashtë banesës, ndërsa zjarrfikësja ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për izolimin dhe shuarjen totale të flakëve.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Po ndodh...

ide