Korça zgjohet e mbuluar nga bora, trashësia arrin deri në 20 cm

1 Shkurt 2026, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS
Korça zgjohet e mbuluar nga bora, trashësia arrin deri në 20 cm

Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë të dielë Qarkun e Korçës. Ato kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende në disa zona, përfshirë akset Boboshticë–Dardhë, Bilisht–Miras si edhe rrugën Korçë–Voskopojë.

Sipas autoriteteve, po punohet intensivisht për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat malore.

Në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit, trashësia e borës arrin nga 15 deri në 20 cm, kryesisht në zonat Boboshticë–Dardhë, duke e bërë të nevojshme qarkullimin me mjete të pajisura me goma dimërore.

Autoritetet apelojnë për shmangien e shpejtësive të larta dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Po ndodh...

ide