
“Masa për çunat e Londrës”, Rrumbullaku takon ambasadorin britanik

Drejtues i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka takuar ditën e sotme ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith.
Në fokus të takimit ishin thellimi i bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, zhvillimi i operacioneve të përbashkëta si dhe lufta e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm.
Ambasadori Alastair King-Smith e uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për misionin e vështirë që ka marrë për drejtimin e organizatës së Policisë së Shtetit. Ai theksoi se Shqipëria është partner shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe.
Ambasadori i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm, gatishmërinë e tij për të ndihmuar Policinë e Shtetit, për sulmin kibernetik dhe ftoi një ekip ekspertësh për krimin ekonomik dhe kriptomonedhat, për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128