
Masakra e “Don Boskos” ku u ndërroi jetë Mimoza Paja, gjykata kthen dosjen e Shërnikut për plotësim hetimesh

Dy vite nga masakra në Rrugën “Don Bosko”, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja,Gjykata e Tiranës ka vendosur të kthejë për plotësim hetime dosjen penale kundër, Nikoll Shërnikut, njërit prej njerëzve më të afërt të biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj.
Vendimi është marë pak kohë më parë, duke i lënë detyrë prokurorit të çështjes, Adriano Dyrmishi, të realizojë veprime hetimore për të saktësuar nëse, Nikoll Shërniku, ndodhej në burg ose jo, gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja kriminale në 12 Mars 2023 në Tiranë.
Në këtë ngjarje, Nikoll Shërniku, është personi i vetëm që prokuroria e Tiranës pretendon se ka kryer veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”.
Pasi sipas hetimit ai rezulton të ketë sjellë nga Gjermania në Shqipëri 1 palë targa Gjermane, të cilat u përdorën në makinën që shërbeu në këtë vrasje.
Por nga ana tjetër, Nikoll Shërniku ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qënë i izoluar në burg, pasi po vuante një dënim tjetër për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Tashmë këto pretendime duhet të verifikohen nga prokuroria, e cila më pas do vendosi nëse do kalojë për shqyrtim gjyqësor dosjen penale ose jo.
Në këtë ngjarje mbeti e vrarë gabimisht, Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.
Shërniku është personi i vetëm i arrestuar nga policia. Ndërsa autorët e tjerë vijojnë të mbeten të paidentifikuar.
Fillimisht Shërniku u deklarua fajtor dhe dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”. Por më pas ky dënim u shfuqizua nga Gjykata e Apelit, duke kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Ndërsa tashmë kjo gjykatë ka vendosur të kthejë dosjen e Shërnikut, për plotësim hetimi, me qëllim verifikimin nëse ka qënë në burg ose jo gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128