Masakra në Shkodër/ “Drejtësia përkëdhel kriminelët”, Karamuço: Policia është e pamotivuar dhe e pambështetur!

30 Tetor 2024, 22:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Masakra në Shkodër/ “Drejtësia përkëdhel

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, u shpreh se policia e Shkodrës është e pamotivuar, dhe e pambështetur nga institucionet e tjera, ndërsa shtoi se drejtësia përkëdhel kriminelët.

Karamuço u ndal te drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku tha se nuk garoi për t’u bërë kreu i policisë, ndërsa shtoi se kishte hequr dorë nga policia.

Do ta nis kronologjikisht. Janë gjetur tre pistoleta në makinën e viktimave. Do të thotë që ka pasur një shkëmbim zjarri. Është një lagje ku viktimat, drejtuesi më tepër e kishte të ndaluar të kalonte. Flas për Licin. E para policia aty, është një polici që ka bërë aksione për kanabis, kemi kërcënime të përsëritura ndaj drejtorit të policisë. E kam marrë në tel dhe e kam pyetur pse nuk ka aplikuar. “nuk do kandidoj më, do afrohem me familjen”. Çfarë ndodh? Është një polici e pamotivuar, e tradhtuar e pakoordinuar me drejtësinë dhe shërbime të tjera. Është drejtësia që ka përkëdhelur kriminelët. Është një zonë që kamera. Mund të kishte një bilanc më të lartë të viktimave. Mund të rendohet bilanci me një të katërt, pasi edhe dhe i moshuari është në gjendje kritike për jetën.

Ne kemi një problem të madh në Shkodër, këto banda kanë vite. Këto banda drejtojë jetën politike lokale. Janë forcuar jo vetëm në jetën politike, por kanë kryer masakër gjatë orëve të pasdites. Vendosin gjobave bizneseve. Përveç se ka pasur goditje ndaj kanabisit, kanë shfrytëzuar çdo mundësi. Para një muaji kam paralajmëruar se Shkodra është kthyer në një Palermo e vogël, por askush s’më dëgjoi. Policia është e pambështetur dhe e pamotivuar.”, tha ai.Top Channel

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128