Masakra/ Torturohet dhe vritet ortaku i Dritan Gjikës, i përfshirë në skandalin e lidhjes së Presidentit me mafian shqiptare

Trupi i Rubén Chérrez, emri i të cilit u bë i njohur për shkak të një hetimi që do të zbulonte lidhjet e tij me trafikantët shqiptarë të drogës, së bashku me atë të katër personave të tjerë, u gjet në Punta Blanca, në Santa Elena, në bregdetin e Ekuadorit të masakruar. Raportet e para të policisë tregojnë se kufomat kanë shenja torture.
Në një raport policor prej 68 faqesh që ishte pjesë e një hetimi të kryer nga Prokuroria e Mantës në vitin 2021, por i arkivuar më vonë, Cherres u hetua për lidhjet e tij me mafien shqiptare, më konkretisht me Dritan Gjikën.
Një nga takimet, të dokumentuara në raport, daton nga 5 maj 2021, kur Cherrez u pa në kompaninë Osaka Fish, e falimentuar në atë kohë, në qytetin Manta, në bregdetin e Ekuadorit, dhe që do të ishte përdorur nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.
Portali gazetaresk Plan V zbuloi edhe historinë e Gjikës, i cili “ka gati një dekadë në Ekuador dhe nga Guayaquil ka drejtuar biznese të ndryshme, përfshirë një eksportues bananesh që lidhet me një importues shqiptar të akuzuar për trafik droge”.
I pari që konfirmoi vrasjen e Chérrez ishte ish-ministri i Brendshëm, José Serrano. Jozyrtarisht mësohet se personat e tjerë të vrarë së bashku me Chérrez janë e dashura e tij Tamara Navas, shoku i tij César Amador dhe roja i sigurisë së vendit ku ndodheshin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



