Masakroi me thikë të dashurën dhe tentoi t’i digjte trupin, mbërrin në Gjykatë 31-vjeçari nën masa të rrepta sigurie

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës 31-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili masakroi me thikë të dashurën 21 vite më të madhe dhe tentoi t’i digjte trupin duke i vendosur flakën banesës së saj.
Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teços, krimi ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit mëngjesin e 28 Korrikut, mbërriti në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Ai do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa seanca është caktuar të zhvillohet në orën 12:00.
Në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, Ilirjan Selmani ka rrëfyer se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar, pasi viktima 52-vjeçare, sipas tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj tij.
“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, ka deklaruar i riu gjatë rrëfimit në polici.
Nga hetimet ka rezultuar se 31-vjeçari dhe viktima ishin në një lidhje intime prej 3 vitesh. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Por, pas kqyrjes së jashtme të trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.
Nga pamjet filmike të zonës është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, 31-vjeçarit Ilirjan Selmani, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh.
Ai dyshohet se ka vrarë me thikë 52 vjeçaren dhe i ka vënë zjarrin banesës së saj për të fshirë gjurmët e krimit. Më pas është larguar nga banesa e viktimës rreth orës 05:00.
I riu është vendosur në pranga për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Sanie Selmani, jashtë kamerave është shprehur, se mëngjesin e krimit (28 Korrik) djali i saj ishte kthyer nga Korça dhe shkoi në derën e viktimës për të hedhur mbeturinat e partneres në kosh.
Sipas nënës së 31-vjeçarit këtë procedurë ai e bënte gjithmonë, pasi sipas saj, Kozeta Teço nuk mund të lëvizte.
Ajo u shpreh se nuk ishin dakord për lidhjen që Ilirjan Selmani kishte krijuar me viktimën, por theksoi se nuk i kishte kërkuar të ndaheshin.
“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, deklaroi ajo.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec.
Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.
Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
