Mashtronte përmes “Instagramit” për punësim jashtë shtetit, arrestohet i riu korçar
8 Mars 2024, 16:01 / AKTUALITET

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi akuzohet se ai mashtronte qytetarët përmes “Instagramit” për mundësi punësimi jashtë shtetit.
Sipas hetimeve, i riu korçar, përmes rrjeteve sociale, mashtronte qytetarët me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. I arrestuari pasi merrte paratë ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.
A. Ç., 24 vjeç, akuzohet për veprat “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi erdhi pas publikimit të rastit në një emision televiziv.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


