Mat/ Biznes droge në lavazhin me qira, dy persona në pranga

23 Maj 2023, 11:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mat/ Biznes droge në lavazhin me qira, dy persona në pranga

Policia e Matit arreston një 32 vjeçar që kishte me qira lavazhdin dhe një 39 vjeçar që punonte aty, shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë. 32 vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në lavazh, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se 32 vjeçari i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale. 39 vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza.

Ndërkohë policia nisi një procedim penal edhe për pronarin e lavazhit pasi gjatë operacionit iu gjet një pushkë sportive.

 

Po ndodh...

ide