Maturantët testohen për matematikën, dalin tezat pas 30 minutash nga nisja e provimit
17 Qershor 2025, 10:56 / AKTUALITET
Tezat e provimit të matematikës janë publikuar në rrjetet sociale, kur ende nuk kanë kaluar as 30 minuta nga momenti kur maturantët u ulën në bankat e shkollave për të testuar njohuritë e tyre.
Publikimi i tezave të Maturës Shtetërore ndodh sa herë maturantë i nënshtrohen testimit.
Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet për të vijuar më pas me aplikimin për në sistemin universitar.
Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.






Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
