Mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren në Astir dhe i shpëtoi ndjekjes nga policia duke përplasur disa makina, shoferi i Audi Q8 është Joni Sadikaj

Drejtuesi i makinës "Audi Q8", e cila përplasi 3 mjete pasditen e së mërkurës në Tiranë në ndjekje nga polcia, dyshohet se ishte Joni Sadikaj, 26-vjeçar.
Po ashtu si Skerdi Sina, ai ishte shpallur në kërkim që prej muajit janar, për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë, ku me 5 djem të tjerë, kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.
Joni Sadikaj dyshohet se në atë kohë nuk kishte shumë ditë që ishte njohur me vajzën në një prej lokaleve më të njohur të Astirit, ku ajo punonte. Sadikaj mundi t'u largohej policisë me vrap dhe deri më tani nuk është lokalizuar.
Por policia bëri me dije se ka bërë identifikimin dhe shpalljen e tij në kërkim. Kurse Skerdi Sina u ndalua prej ditës së djeshme, teksa dështoi të arratisej si i afërmi i tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
