Me 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputet që u vra sot? Ja çfarë deklaronte në formularin e dekriminalizimit

19 Prill 2023, 14:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputet

Vritet në Shëngjin Ardian Nikulaj (Marku), ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021. 51-vjeçari, i cili garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin. Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali 'Coral' në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë 'Marku'. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.

Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për 'armëmbajtje pa leje'. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.

Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij. Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona.

Me 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputetMe 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputet Me 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputet Me 2 emra dhe dosje penale/ Kush është ish-kandidati për deputet

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128