Me armë zjarri në valixhe do të udhëtonte drejt Gjermanisë, kapet ‘mat’ autori në Rinas

17 Qershor 2025, 09:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me armë zjarri në valixhe do të udhëtonte drejt

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Po ndodh...