Me fshesa në duar, banorët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja
5 Tetor 2024, 19:30 / AKTUALITET

Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.
Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin. Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti.
Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.
-
Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një 38-vjeçar
5 Tetor, 19:21 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


