Foto/ Me hundë të enjtur dhe i mavijosur në fytyrë, avokati Kujtim Cakrani dëshmon nga spitali: Dy djem të rinj më provokuan…

8 Shkurt 2026, 14:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Me hundë të enjtur dhe i mavijosur në fytyrë, avokati

Avokati Kujtim Cakrani ka dhënë dëshminë e tij nga reparti i Kurirgjisë së Vlorës, ku ai ndodhet i shtruar prej orësh, pasi u dhunua fizikisht nga dy persona.

Në një proncim për Top Channel, Cakrani ka folur për momentin e konfliktit që u përshkallëzua deri në dhunë fizike.

Sipas avokatit, dy persona, djem, që po udhëtonin me një makinë, janë afruar pranë makinës së Cakranit dhe e kanë provokuar me fjalë ofenduese.

Pas provokimit nga ana e tyre, Cakrani u shpreh se djemtë në fjalë janë afruar pranë makinës së tij ku ky i fundit qëndronte i ulur, dhe e kanë goditur.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani në dëshminë e tij.

Po ndodh...

ide