Me thikë në bark dhe e mbuluar në gjak, detaje nga vrasja e gruas në Athinë! Autori ishte shqiptar, viktima kishte bërë denoncim për…
16 Maj 2024, 07:59 / AKTUALITET

Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në në zonën Menidhi të Athinës.
Ajo u gjet nga autoritetet me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Pas identifikimit të shqiptares, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën e saj, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Provat paraprake tregojnë për një histori të dhunës në familje, ku viktima dyshohet se ka bërë dhe një denoncim në polici.
Autori i dyshuar është shqiptar dhe nuk kanë fëmijë. Policia i kishte thënë të largohej nga banesa, por viktima nuk kishte pranuar dhe ishte rikthyer në banesë./ Alfapress.al
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128