Me urdhër dëbimi/ Italia do të sjellë emigrantë të rinj në kampin e Gjadrit!

1 Maj 2025, 11:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Me urdhër dëbimi/ Italia do të sjellë emigrantë të

Një grup i ri emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia pritet të nisen së shpejti drejt kampit të Gjadrit në Shqipëri.

Rreth 15 emigrantë janë identifikuar të transferohen nga territori italian në kampet shqiptare në bazë të Protokollit të firmosur më 6 nëntor 2023  mes Kryeministres Meloni e atij shqiptar Rama, e pas një ndryshimi ligjor i aprovuar nga qeveria italiane në muajin mars 2025.

Mësohet se nisja e emigranëve të rinj që priten të mbërrijnë me anije drejt Shqipërisë ende nuk ka një datë, por vëzhguesit e shoqëruesit të impenjuar me këtë mision janë lajmëruar të jenë në gatishmëri.

Pak ditë më parë, eurparlamentarja italiane Cecilia Stranda e deputetja Rachele Scarpa përmes një dokumenti shpërndarë për mediat informuan se u është ndaluar insepktimi brenda kampit të Gjadrit e fakti se brenda tij ndodhen sot vetëm 25 emigrantë nga 41 që ishte numri i tyre më 11 prill kur zbarkuan nga Italia në portin e Shëngjinit.

Nga Ministria e Brendshme italiane nuk iu dha asnjë informacion se ku janë e pse nuk ndodhen në Gjadër 16 emigrantë të tjerë?

Po ashtu alarmi i parlamentares e europarlamentares italiane shkon më tej duke denoncuar 35 raste vetëplagsoje, lëndimi, gjeste autovetëvrasje brenda kampit, disa prej të cilëve të dërguar për kurim dhe në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë Komiteti për Parandalimin e torturave pranë Këshillit të Europës e me seli në Strazburg, ka informuar se do të zhvilloj së shpejti një mision në kampet e emigrantëve në Shqipëri për të verifikuar kushtet në të cilat ata mbahen.

Presidenti i këtij Komitetit Alan Mitchell e sekretari ekzekutiv Hugh Chetwyn, janë shprehur se "janë të vetëdijshëm që dhe vende të tjera po konsiderojnë modele të ngjashme kontraktimi për kampe të riadhtesimit të emigrantëve, prandaj jemi mjaft të vëmendshëm për atë c'ka po ndodh në Shqipëri".

E po pak orë më parë Amnesty International në raportin vjetor 2024-2025 sinjalozoi  paktin mes dy vendeve mbi ngritjen e kampeve të emigrantëve në Shqipëri me faktin e një regjimi burgosje arbitrare të azilantëve duke shkelur liritë e të drejtat e qënies njerëzore.

 

Po ndodh...

ide