‘Çmendet’ 42-vjeçarja shqiptare, tenton të vrasë fqinjët, plagos rëndë me thikë nënë e bijë

24 Maj 2024, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Çmendet’ 42-vjeçarja shqiptare, tenton të

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.

Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçar ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

 

Po ndodh...

ide