Monitorim i eficiencës gjyqësore/ ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozimet vetëm nga 3 institucione
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve, më 30 janar 2026, planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2026.
Inspektimet tematike dhe institucionale do jenë edhe gjatë vitit 2026, instrumenti me të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë mat eficencën e drejtësisë në vend, ndërsa këtë vit, në mënyrë të dedikuar, do të monitorojë edhe zbatimin e rekomandimeve të lëna nga inspektime të mëparshme.
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve u evidentua se gjatë vitit 2025, sipas traditës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar kërkesa për tematika inspektimesh për planin e inspektimeve për vitin 2026, institucioneve të drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministrit të Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Në mbledhje u vlerësua angazhimi i tri institucioneve, që kanë përcjellë propozime për inspektimet tematike ose institucionale, konkretisht Prokurori i Përgjithshëm ka propozuar 2 tematika inspektimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 4 tematika inspektimesh dhe Ministri i Drejtësisë 5 tematika inspektimesh.
Pas diskutimeve mbi të dhënat e ankesave të përcjella, të propozimeve të ardhura nga tri institucionet e drejtësisë, si dhe të prioriteteve të punës së ILD-së, edhe për shtrirje gjithëpërfshirëse gjeografike të inspektimit në gjykata e prokurori, Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi gjithsej 9 inspektime për t’u realizuar gjatë vitit 2026, 8 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional. E veçanta këtë vit është miratimi i 2 inspektimeve tematike mbi ndjekjen e rekomandimeve të inspektimeve të mëparshme.
Nga trajtimi i ankesave të qytetarëve dhe institucioneve, kohëzgjatja e proceseve civile gjyqësore, shpallja dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore, respektimi i afateve të paraburgimit, trajtimi i referimeve dhe kallëzimeve penale ndaj punonjësit të policisë së shtetit dhe atij të burgjeve për keqtrajtim, kalendari i inspektimeve për vitin 2026 përmban:
Inspektimi tematik “Mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore”, do të kryhet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për periudhën 01.04.2025-30.06.2025. Ky inspektim, propozim i Ministrit të Drejtësisë do realizohet në periudhën kohore 16.02.2026 – 30.09.2026.
Inspektimi tematik “Trajtimi i referimeve dhe kallëzimeve penale ndaj punonjësve të policisë së shtetit dhe policisë së burgjeve për torturë, keqtrajtim, veprime arbitrare apo dhunë të çdo lloj forme” do kryhet në të gjitha zyrat e prokurorive në vend për periudhën 01.01.2025 – 31.12.2025. Inspektimi, propozim i Prokurorit të Përgjithshëm, do realizohet në periudhën 16.02.2026 – 02.12.2026.
Inspektimi tematik “Mbi kohëzgjatjen e proceseve civile gjyqësore të përfunduara me palë kundërshtare”, do të realizohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për periudhën 01.04.2025- 30.06.2025. Inspektimi, propozim i Ministrit të Drejtësisë do kryhet në periudhën kohore 16.02.2026 – 30.10.2026
Inspektimi tematik “Respektimi i afateve të paraburgimit në kuadër të shuarjes së masave të sigurimit gjatë fazës së hetimit” do të kryhet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për periudhën 2023-2025. Inspektimi, propozim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do kryhet në periudhën kohore 16.02.2026 – 30.10.2026
Inspektimi tematik “Ndarja e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik”, që do të realizohet për periudhën 01.01.2025-31.12.2025, në Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Lezhë dhe Vlorë. Inspektimi pranë këtyre gjykatave do të kryhet në periudhën02.2026 – 10.12.2026.
Inspektimi tematik “Mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve” për periudhën 01.01.2025-31.12.2025. Inspektimi do të kryhet në të gjitha zyrat e prokurorive në periudhën 16.02.2026 – 21.12.2026.
Inspektim institucional “Infrastruktura dhe qarkullimi i dokumentacionit”, do kryhet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për periudhën 01.04.2025 – 30.06.2025. Inspektimi do realizohet në periudhën 16.02.2026 -30.10.2026
Në mënyrë të posaçme gjatë vitit 2026 janë miratuar dy inspektime për ndjekjen e rekomandimeve të inspektimeve të mëparshme, konkretisht:
Inspektim vijues tematik mbi ndjekjen e rekomandimeve të inspektimit tematik miratuar me raportin nr. 56/29, datë 29.12.2023 për “Lirimin me kusht” në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë për periudhën16.02.2026 – 30.10.2026
Inspektim vijues tematik mbi ndjekjen e rekomandimeve të inspektimeve tematike miratuar me raportet nr. 608/4, datë 22.04.2024 dhe nr. 2495, datë 09.09.2025 “Mbi caktimin e çështjeve me short në prokurori”, do të kryhet në të gjitha zyrat e prokurorive për periudhën 02.2026 – 31.07.2026. Inspektimi do të kryhet në periudhën 16.02.2026 – 30.09.2026.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128