VIDEO/ Oficeri bllokon hyrjen e biznesit me makinë dhe u nxjerr armën punonjësve! Degradon sherri te Kthesa e Kamzës

9 Shkurt 2026, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Oficeri bllokon hyrjen e biznesit me makinë dhe u nxjerr armën

Një konflikt verbal ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit këtë të hënë në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës, pranë kompleksit "Malajzian", ku një oficer policie u ka nxjerr armën e shërbimit disa qytetarëve.

Siç shihet nga pamjet dhe nga raportimi paraprak nga vendngjarja, oficeri ka parkuar mjetin në hyrjen e një biznesi dhe në momentin që një punonjës i ka kërkuar ta largojë sepse kishte bllokuar aksesin për klientët, ka nisur një debat verbal.

Pas pak çastesh, oficeri ka nxjerr armën, dyshohet të shërbimit, dhe e mban vazhdimisht në dorë dhe me qytë të kthyer poshtë.

Prezente janë dy gra që përpiqen ta largojnë nga zona, ndërkohë që nga pamjet kuptohet se debati vazhdon në distancë me personin tjetër, i cili dallohet me një kostum blu me vija të bardha. Edhe atë përpiqet ta qetësojë një person tjetër, por situata vazhdon e agravuar.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej, pasi pamjet janë të fragmentarizuara, por duke qenë se rasti tashmë është publik dhe mediatik, pritet të ketë një reagim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.



Po ndodh...

ide