Demokratët bashkuan votat me socialistët për rritjen e çmimit të biletës së urbanit Kamëz-Tiranë, justifikimi i Berishës: Kompania ka blerë mjete moderne

9 Shkurt 2026, 14:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Demokratët bashkuan votat me socialistët për rritjen e

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur sërish në lidhje me rritjen e biletave tët transportit urban Kamëz–Tiranë, ku demokratët bashkuan votat me socialistët dhe votuan pro kërkesës së kompanisë “Shpresa-AL”.

Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë.

Por kryedemokrati u justifikua, teksa tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, të cilat sipas tija janë më moderne.

Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi”, tha kryedemokrati.

Kujtojmë që bileta e transportit publik të Kamëz-Tiranë që nga 1 nëntori kushton 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte më parë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës dorëzoi pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike. Në dokument thuhej se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

 

Po ndodh...

ide