Ndalimi i qeseve njëpërdorimshme/ Nis sot vendosja e gjobave për shkelësit

1 Korrik 2022, 11:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndalimi i qeseve njëpërdorimshme/ Nis sot vendosja e gjobave për

Nga dita e sotme operatorët ekonomikë dhe qytetarët do të gjobiten nëse mbajnë qese njëpërdorimshme.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur se nga sot, nisin penalitetet për tregtuesit që nuk respektojnë vendimin.

Nga sot, nisin penalitetet për tregtuesit të cilët shkelin ligjin që ndalon qeset plastike njëpërdorimshme.

Mos harro të marrësh me vete çantën tënde prej tekstili!
Ndëshkimi financiar për shkelësit varion nga 500 mijë deri në 1.5 mln Lekë.

Fillimisht nëse do konstatohet që një subjekt përdor qese që nuk është shumëpërdorimshe sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike të ndaluara.

Në rast se konstatohet për herë të dytë e njëjta shkelje, do të gjobitet me 1 milion lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike. Nëse i njëjti subjekt rikontrollohet dhe gjendet po e njëjta shkelje, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik.

Ligji ka hyrë në fuqi që më datë 1 qershor, por qeveria vendosi që për një periudhë 1 mujore të mos aplikonte gjobat duke bërë një fushatë informimi për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimshme mbajtëse, me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë. Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë, me sekuestrim të qeseve dhe deri në heqje të licencës së aktivitetit.



Po ndodh...

ide