Ndalohet në Rinas predikuesi i njohur fetar, Imran Hosein dyshohet për akte terroriste

23 Tetor 2025, 19:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndalohet në Rinas predikuesi i njohur fetar, Imran Hosein dyshohet për

Ndalohet në Rinas predikuesi i njohur fetar, Imran Hosein i cili dyshohet për akte terroriste. 

Burime bëjnë me dije se  predikuesi i njohur fetar Imran Hosein, mbërriti sot në vendin tonë me fluturim nga Trinidadi në Amerikën e Jugut.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet e sigurisë kanë të dhëna që e lidhin me veprimtari të mundshme terroriste, prandaj policia kufitare nuk i ka lejuar hyrjen në territorin shqiptar.

Imran Hosein, i njohur për ligjëratat e tij me përmbajtje fetare dhe interpretime radikale të ngjarjeve globale, kishte planifikuar një vizitë me karakter fetar në vendin tonë.

Megjithatë, pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e sigurisë, është vendosur që ai të mos lejohet të hyjë në Shqipëri.

Aktualisht, predikuesi ndodhet në zonën tranzitore të aeroportit të Rinasit, në pritje të procedurave për rikthimin e tij në vendin e origjinës.

 

Po ndodh...