
Ndërhyn në emision avokati i Safet Bajrit, Tahiraj: Është i gatshëm të përballet me hetimet. Lala: Prokuroria po kërkon një provë për masakrën e Dobraçit

Avokati i Safet Bajrit, i akuzuar për përfshirje në masakrën e Dobraçit, ka ndërhyrë në emisionin “Open” në News24, ku ka sqaruar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë që e lidh me 3 ngjarje kriminale, siç pretendon prokuroria.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka cituar mesazhin e avokatit Sokol Tahiraj i cili thotë se Safet Bajri ka qenë i hapur ndaj hetimeve dhe është i gatshëm të përballet me hetimet.
Klodiana Lala: Më kërkoi avokati i Safet Bajrit të ndërhynte në lidhje.
Avokati thotë se nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal thotë Sokol Tahiraj, disa herë i kanë ardhur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe ka qenë i gatshëm të përballet me këtë hetim. Se si lidhen 3 ngjarjet kriminal të ndryshme është cështje e prokurorisë. Unë e sqarova që s’ka urdhër arrest ndaj tij.
Unë po e sqaroj për opinionin publik; Kërkohet një provë e cila sipas prokurorëve mund ta dërgojë tek masakra e Dobracit, është armë, foto, usb apo telefon nuk dihet.
RENEA ndërmori në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk mundi t’i vinte në pranga. Nga ana tjetër, gjykata e posaçme ushtroi kontroll në banesat dhe bazat e grupit kriminal Bajri, përfshirë dhe shtëpinë e Safet Bajrit.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se pasditen e 23 gushtit të vitit të kaluar fshatin Rranxa në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani bashkë me persona të tjera anë përplasur me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendi.
I pranishëm ka qenë dhe Safet Bajri, i cili udhëtonte me një automjet të blinduar.
Sakica dhe Troshani pretenduar se ishin viktima, pasi u sulmuan më armë. Por nga akti i ekspertimit rezultoi se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të fatit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128