Ndërron jetë në QSUT Fotaq Zaharia, “i forti i Vlorës” ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje

26 Gusht 2024, 08:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërron jetë në QSUT Fotaq Zaharia, “i forti i

Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë i dënuari Fotaq Zaharia, i njohur edhe si “i forti i Vlorës”.

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar lajmin, duke sqaruar se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin  e QSUT.

I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin  e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!"

 

Po ndodh...