
“Ndërtuesit kanë qenë në terror nga dyshja Mërtiri-Zoto", Xama zbulon grabitjen 140 milionë euro me inceneratorin

Gazetarja Ola Xama tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto me ndërtuesit që detyroheshin të depozitonin dherat e ndërtimeve.
Ajo tha se ata ushtronin terror ndaj ndërtuesve dhe shumica kanë paguar në cash dhe me klering.
“Prokuroria e Posaçme ka mbyllur vetëm fazën e parë të hetimeve për dhënien me koncesion. Mërtiri dhe Zoto do të merrnin inceneratorin e Tiranës, pas Elbasanit dhe Fierit. Do të investoheshin rreth 128 milionë euro, por janë zhdukur 140 milionë euro.
Hetimi është shumë i copëzuar për inceneratorin e Tiranës. Për herë të parë në disa dokumente janë gjetur vetëm 40 mijë euro ndërsa pjesa tjetër janë zhdukur, më pak se te kasaforta e zonjës Xoxa. Me disa llogari që kam bërë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë parapaguar veten, psh për të pastruar tymrat e inceneratorit që nuk është. Janë 23 milionë euro të investuara, dhe 56 milionë euro janë zhdukur.
Janë bërë shumë transferta me bankat e huaja, përmes bankës shqiptare.
Paratë e dherave kalonin në formën e cash-it dhe ia dërgonin Mirel Mërtirit në Vjenë psh në vitin 2023. Një pjesë e mirë e parave të dherave janë dhënë në formën e cash-it, pa fatura tatimore ose si klering në apartamente.
Ndërtuesit luteshin për klering Mërtirit dhe Zotos, por refuzoheshin. Madje ofronin edhe makineri për inceneratorin. Ndërtuesit kanë qenë në terror nga dyshja Mërtiri-Zoto.
Nëse nuk paguanin u prishej kontrata dhe pastaj shkonin policët bashkiakë dhe inspektorët e bashkisë”- tha Xama.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128