Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emrat dhe pozicionet

Tetë ndryshime të rëndësishme janë bërë në radhët e strukturës së Policisë së Shtetit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.
Sipas njoftimit nga policia ndryshimet janë bërë duke marrë në konsideratë kontributin dhe rezultatet e punonjësve dhe të drejtën e tyre për transferime/rritje në detyrë.
Ndryshimet janë si më poshtë:
Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit "Fast Albania", në Sektorin për Kërkimin "FAST ALBANIA", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit "Fast Albania", në Sektorin për Kërkimin "FAST ALBANIA", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



