Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë procesin mësimor në Fushë Krujë/ Deputetja Andia Ulliri në mbështetje të komunitetit

6 Shkurt 2024, 17:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë
Deputetja e PD, Andia Ulliri, në çdo rast është bërë mbështetje e komunitetit të zonës ku ajo i përfaqëson në Parlamentin shqiptar me shumë vëmendje dhe përkushtim për këtë kominitet të zonës së Fushë Krujës.

Ndonëse kreu i bashkisë Krujë premtoi rikonstruksionin e shkollës së fshatit Nikël, e cila u rrafshua me shumë se dy vite më parë me qëllim rikonstruksionin e plotë të saj, asgjë nuk është lëvizur duke lënë 445 nxënës nga ky fshat të udhëtojnë me mjete transporti deri në Fushë Krujë.

Nga dita e djeshme nxënësit dhe prindërit kanë pretestuat pranë ish-shkollës së dëmtuar me qëllim sensibilizimin e qeverisë dhe pushtetit vendor të mbajnë prrmtimin.

Në protestën e sotme është bashkuar edhe deputetja e zonës Andia Ulliri, e cila ka treguar neglizhencën e autoriteteve vendore dhe qendrore dhe është shprehur në mbështetje të komunitetit të zonës.

Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë

Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë

Prej dy vitesh nxënësit në fshatin Nikël zhvillojnë

 

Po ndodh...