Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Gjermani
29 Nëntor 2023, 14:51 / AKTUALITET

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Gjermani. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.
Tvaktuell shkruan se oficerët e komisariatit të policisë Bad Kötzting morën dijeni për një 42-vjeçar shqiptar, me banim në Lamer Winkel, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Publike të Nurembergut, shqiptari u soll para gjykatësit përgjegjës në Gjykatën e Qarkut të Regensburgut, i cili konfirmoi urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe lëshoi një urdhër ndalimi. Shqiptari u dërgua në një institucion dhe tashmë është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
Koherenca qesharake e opozitës!
Nga Alfapress.al
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

