Në kërkim për mashtrim, merr fund arratia e 32 vjeçarit te Komuna e Parisit

Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga teksa ishte në kërkim dhe i dënuar me 2 vite burg për veprën penale të mashtrimit. Sipas edhe komunikatës nga Policia, i riu u kap në lagjen “Komuna e Parisit”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi
DVP Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Fraud”.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.
Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në lagjen “Komuna e Parisit”, u kap shtetasi R. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë.
-
Dogji një automjet, arrestohet 42 vjeçari në Lushnje
6 Shtator, 14:51
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

