Në kërkim për vjedhje në Gjermani, ndalohet në Kakavijë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është ndaluar në Kakavijë pasi ishte në kërkim për veprën penale ‘Vjedhja’. Shtetasi gjerman, H. D., 20 vjeç, po tentonte të arratisej duke kaluar kufirin shqiptar.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, pas koordinimit të punës dhe informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan në dalje të RSH-së, shtetasin gjerman të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, H. D., 20 vjeç, banues në Gjermani. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.
Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin grek S. M., 48 vjeç, banues në Greqi, pasi nga kontrolli i kryer në bazë të analizës së riskut, në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 110 fishekë armësh gjahu, mjete të tjera për gjueti dhe një shkop metalik si i Policisë, që dyshohet se posedoheshin në kundërshtim me ligjin.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
