Në rrjet qarkullon videoja e përdhunimit të një vajze, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video të rëndë, të publikuar në rrjetet sociale, ku një vajzë përdhunohet dhe filmohet nga një person i tretë.
Pas publikimit të videos ka reaguar Policia e cila bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.
Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.
Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.
-
Aksident në Lushnjë, përplasen dy makina, dy të plagosur
30 Maj, 10:26 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


