Në Shqipëri rrezikon burgim të përjetshëm, “armiku i betuar” i Ervis Martinaj kërkon azil në Belgjikë

Leonard Duka, bossi i klanit Duka, i arrestuar në Belgjikë kërkon statusin e azilantit, duke pretenduar se në Shqipëri i rrezikohet jeta.
Për më shumë se një vit, Duka është duke u përballur me autoritetet belge me qëllim që t’i shpëtojë ekstradimit, pasi në Shqipëri rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, për organizimin e vrasjes se ish-policit Santiago Malko.
Leonard Duka është kreu i klanit kriminal, që ishte në përplasje të forta me Ervis Martinaj, bosin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022.
Përplasja mes tyre, nisi kur grupi i Martinaj i mori peng babain dhe nga miq ata u shndërruan në armiq të përbetuar.
Klani Duke tentoi ekzekutimin e Martinajt, por duke qenë se dështoi në këtë sipërmarrje vranë Santjago Malkon, mikun e mbretit të bixhozit.
Krahas Leonard Dukës, prokuroria akuzon për atentatin mafioz Fatmir Hysenin i njohur si Docja, në rolin e ekzekutorit. Ai shfaqet edhe në kamerat e sigurisë të cilat po shqyrtohen si provë nga gjykata.
Po ashtu të pandehur janë marrë dhe Erlis Duka, Aleksandër Maxhaku, Oltjon Logu, e shumë të tjerë. Më herët është dënuar për vrasjen e Malkos Blendi Teta dhe Ilir Selmani.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


