Nën hetim për deklarim të rremë të pasurisë, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha pasi ishte hetuar për deklarim të rremë të pasurisë.
“Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit, rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu sqarohet se ish-prokurori Fusha ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerësimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
