Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

29 Maj 2024, 18:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i
Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të mërkure në studion e emisionit “Pa Gjurmë” ku kërkuan ndihmë për gjetjen e djalit të tyre Albertit me të cilin kishin humbur kontaktet që prej datës 31 janar të këtij viti.

Gjatë transmetimit, moderatorja e emisionit, Odeta Dume telefonoi live 27-vjeçarin. Me zemër të ngrirë për fatin e djalit të tyre, çifti Çepa u qetësua kur nga ana tjetër e telefonit dëgjuan zërin e Albertit për herë të parë pas 4 muajve ndërsa i riu pohonte: “Jam shëndoshë e mirë”.

Bujar Çepa (babai): Çfarë halli ke që nuk ke marrë ke 4 muaj. Jemi mërzitur të dy me mamin…

Albert Çepa (djali): Nuk kam gjë, do ju marr unë në telefon.

Fiqerete Çepa (nëna):O djalë, çkemi!

Albert Çepa (djali):Mirë jam, mos u bëni merak.

Fiqerete Çepa (nëna):Po mirë o mami, po pse nuk bëre një telefonatë? Dua të të shikoj fytyrën më ka marr malli. (Qan)

Albert Çepa (djali):Do ju marr vetë në telefon, shkoni në shtëpi mos u bëni merak.

27-vjeçari kishte emigruar drejt Belgjikës që prej gushtit të vitit të kaluar. ndërsa shpesh në bisedat telefonike Alberti shfaqej i mërzitur, por nuk tregonte asgjë për atë ç’ka e shqetësonte.

Kontaktin e fundit 27-vjeçari e pati me nënën e tij mbrëmjen e 31 janarit, por që prej atij momenti ai nuk u bë më i gjallë. Alberti bllokoi familjarët në të gjitha rrjetet sociale duke ndërprerë kështu kontaktet në rrethana të paqarta.

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i

Po ndodh...