“Nëse nuk do gjakderdhje, më gjej 1000 euro”, si Altin Çoku kërcënonte mjekun e tij në 2015-ën!

14 Shkurt 2024, 14:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Nëse nuk do gjakderdhje, më gjej 1000 euro”, si Altin

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për Altin Çokun, duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Në dosje thuhet se “Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar  në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocen e tij dhe për ti’a dhënë avokatit për një cështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para shtetasit G. S. edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij s’qaron se shtetasit Altin Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë euro, i detyruar për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme.  

“Se  me datë 27.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,Tiranë, ka paraqitur për gjykim çështjen penale kundër të pandehurit Altin Çoku, duke e akuzuar për kryerje të veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë”, vepër e parashikuar nga neni 109, gërma “b”/1 i Kodit Penal.

Kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr.345, viti 2014, ndaj të pandehurit Altin Çoku, është regjistruar më datë 27.03.2015, në Gjykatën për Krime të Rënda Tiranë dhe më datë 02.04.2015, është marrë në dorëzim nga gjyqtarja e caktuar me short. Në zbatim të nenit 333 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore u caktua në datën 24.04.2015, duke u siguruar palëve afatin e nevojshëm të parashikuar në nenin 333/2 të K.Pr.Penale”.

I pandehuri Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar të dëmtuarit G. S. disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazheve telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara.

“Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”, i ka shkruar Çoku mjekut.

Ndërsa në një letër me shkrim dore, Altin Çoku e kërcënon sërish mjekun me fjalët “Gëzim unë jam në hall dhe me ndihmo po deshte me i marr lekët tuja; dhe nëse nuk do më pas gjakderdhje unë për 5 minuta jam dhe vet aty Gëzim me ndihmo te lutem deri nesër. Tani gjej ku të duash 1000 euro deri neser ose kam me vra kush të më dali para”.

 

 

Po ndodh...

ide