Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë

28 Prill 2025, 08:07 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së

Nga data 1 maj do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.

Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

Po ndodh...

ide