Nga konsumimi i drogës te shtrimi në psikiatri, rrëfimi i 21-vjeçares: Kisha arritur fundin, më dhanë kurën e gabuar

29 Nëntor 2023, 12:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga konsumimi i drogës te shtrimi në psikiatri, rrëfimi i
Anula Xhaferraj është një këngëtare e re e muzikës hip hop, rep e cila po depërton në muzikën shqiptare dhe është vetëm 21 vjeç . Anula ka një histori të dhimbshme, një luftë të vazhdueshme me depresionin.

E reja ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka rrëfyer të gjithë historinë e saj, që në momentin kur ka kuptuar se është bipolare. Anula tregon se ka qenë në klasë të shtatë kur ka nisur gjithçka.

Diku nga klasa e 7 ka nisur gjithçka. Nga nevoja për të shkruar, për t’u shprehur, kam qenë një fëmijë që nuk shprehesha dot me fjalë dhe mënyra e vetme ishte që t’i hidhja në letër fjalët. Kështu ka nisur”, tha ajo.

E pyetur nëse e mban mend se çfarë ka shkruar për herë të parë, Anula tha: “Emocionet më të forta i hidhja aty. Kur zihesha me të familjes”, e cila më pas shtoi se ka “pasur një adoleshencë me shumë luhatje”.

“Kam qenë bipolare dhe se kam pasur ditur. Merresha me shumë aktivitet për t’u qetësuar, për të qenë stabël, edhe kisha luhatje të mëdha humori. Njëherë ndihesha mirë, njëherë plasësha në tokë. Jam diagnostikuar edhe më vonë me bipolaritet”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se si e përjetoi transferimin nga Ballshi në Tiranë, Anula tha:
“Isha mësuar me familjen, me ngrohtësi, me të gjitha, me suportin e tyre. Edhe kalimi nga Ballshi në Tiranë më bëri realisht dëm. Kam pas jetuar në fillim me shoqe në shtëpi dhe normalisht më ra pak rëndë. Më shoqe më të mëdha se vetja ime. Në atë kohë isha diku te 18 vjeç. Nuk ndjeva diskriminim, por thjesht probleme me veten time. Aty filloi ankthi, këto shqetësimet e vogla. Nuk përshtatesha dot me një vend me zhurmë, doja atë qetësinë time me pak njerëz. Kishte kaos jashtë dhe brenda meje. Nuk e përballova mirë. Dilja në rrugë e qaja, shoqet i kisha më të mëdha se vetja dhe nuk përshtatesha me to, as nuk i njihja dhe asgjë. Nisi ankthi, nisën të gjitha. Nuk e kuptoja se isha me ankth se merresha me palestër atë periudhë, me aktivitet fizik”.

Xhaferraj rrëfeu se gabimi i saj i parë ishte kur nisi cigaren dhe më pas lëndët narkotike. Ajo shton se falë ndihmës së familjes, ajo tashmë është mirë.

Gabimi i parë nisi me cigaren dhe më pas provuam gjërat e tjera, lëndët narkotike. Mendoja se ishin një zgjidhje për mua, një qetësim. Shumë vonë arrita ta kuptoja ça ishte gabim.

Familjen nuk e pata shumë afër kur kalova në Tiranë, por më pas lanë gjithçka, biznesin e vet në Ballsh e mbyllën, lanë të ardhmen e tyre, çdo gjë që kishin ndërtuar mbi 20 vite e lanë vetëm për mua, veç Ana të ishte mirë. Që unë të arrija diku, të mos zhytesha akoma më thellë. Sepse kisha arritur pothuajse fundin.

Arrita në një pikë që nuk kisha më motivim, dëmtoja veten, mendoja që gjeja qetësi. Plus lënda narkotike që konsumoja. Arrita një pikë që ia shpreha edhe familjes. Konsumoja hashash, edhe ndonjë gjë tjetër por rrallë. Nuk është krenari me qenë në rrugën e gabuar. Njeriu duhet me qenë i fortë, me qëndruar në rrugën e duhur.

Kam kërkuar ndihmë profesionale, psikologjike. Falë familjes se ajo ishte shtysa më e madhe që më kanë çuar në psikiatër. Po që psikiatra e parë më dha ilaçet e gabuara. Kjo më zhyti akoma më shumë. Ishte kura komplet e gabuar që më dhanë. Depresioni u thellua më keq, shumë herë më shumë.

Më vonë ndryshuam psikiatër, ishte familja prapë, pasi po e shihte gjendjen time që po përkeqësohesha. Kemi ndërruar gati 2-3 psikiatër. Kam arritur në një pikë që kam fituar një forcë shumë të madhe brenda vetes. Mendoja se isha e fortë por nuk paska fund forca. Jam bërë goxha e ftohtë dhe e kthjellët”, rrëfeu këngëtarja e re.

ide