Ngacmim seksual dhe tentoi ta fus me forcë në makinë, e reja e denoncon, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
5 Shkurt 2024, 13:28 / AKTUALITET

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për ngacmim seksual. Mësohet se ai ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare dhe ka tentuar që ta fus atë me forcë në makinë. E reja na ngritur kallëzim penal dhe 38-vjeçari me iniciale A.N është arrestuar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

