Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet polici shqiptar

Një punonjës i policisë së Gjakovës në Kosovë ka rënë në pranga këtë të mërkurë (9 maj), pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Inspektorati Policor i Kosovës njofton se zyrtari policor do të akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një viktime të mitur dhe se me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një viktime të mitur.
Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar të mërkurën, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



