Ngjarja në Mamurras/ 23-vjeçari i plagosur shoqërohej nga djali i ish-deputetit të PD-së, Amadeo Fufi i drejtoi armën efektivëve, në pranga i riu

19 Maj 2026, 17:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja në Mamurras/ 23-vjeçari i plagosur shoqërohej nga djali

Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane mbeti i plagosur nga policia në një shkëmbim zjarri. Bëhet me dije se 23-vjeçari Leonard Dema, ndodhej në makinë së bashku me Amadeo Fufin, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Fufi ishte së bashku në makinë me Demën dhe mbante me vete një armë, të cilën ia ka drejtuar policisë. Ai është arrestuar nga forcat operacionale, ndërsa Leonard Dema ndodhet momentalisht në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje stabël.

Po ndodh...