Nis maratona e Tiranës, rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës
20 Tetor 2024, 09:33 / AKTUALITET

Starton Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet.
Në orën 09:00, nga sheshi “Skënderbej” nisën maratonën vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km”.
Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km.
Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.
Edicioni i tetë i maratonës ka mbledhur në kryeqytet rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme.
Ajo ka nisur në orën 09:00 dhe është parashikuar të zgjasë deri në 16:00.
Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen, duke devijuar trafikun në akse të tjera.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
