Nis në GJKKO gjyqi i "5D", thirren për dëshmitarë 63 persona!

Në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”, njëri nga 63 dëshmitarët, ish-pronari i kompanisë IGOR Electric, Eduard Meta, ka dhënë dëshmi para Prokurorisë së Posaçme.
Meta ka treguar për periudhën e menaxhimit të tij në kompaninë elektrike nga viti 2016 deri në 2018, duke sqaruar aktivitetet, financat dhe lidhjet e tij me disa nga të pandehurit në këtë dosje.
Meta deklaroi se ‘IGOR Electric u themelua nga ai në vitin 2013 si person fizik, më pas u regjistrua si person juridik. Kapitali fillestar i kompanisë ishte vetëm 1 mijë lekë’.
Gjatë periudhës 2016-2018, kompania kryente instalime elektrike, kontrata private me nënkontraktim, si dhe punë publike me institucione si OSHEE, Bashkia Tiranë dhe Tirana Parking.
Meta theksoi se kishte qenë administrator dhe ortak i vetëm deri në largimin e tij, kur në shoqëri u përfshi Nestor Muhametllari.
Gjatë dëshmisë së tij, Meta pranoi se kishte tërhequr 114 milionë lekë gjatë vitit 2016, shumica e të cilave sipas tij ishin shpenzuar për blerje të materialeve dhe pagime “nën dorë”, një praktikë e zakonshme atëkohë.
Ai shtoi se në vitin 2017 kishte shitur 75% të aksioneve të kompanisë për 75 lekë, duke shpjeguar se dëshironte të mbyllte aktivitetin e kompanisë për të nisur një biznes tjetër.
Në pyetjet e SPAK-ut për lidhjet e tij me të pandehurit në dosjen 5D, Meta deklaroi se kishte njohje sociale me disa prej tyre, përfshirë Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Nestor Muhametllarin, por nuk kishte pasur marrëdhënie të ngushta profesionale.
Ai gjithashtu sqaroi se kompania kishte pasur borxhe dhe fatura të pashlyera, por nuk kishte marrë kredi dhe çdo vit përfundonte me bilanc pozitiv.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
