Nisja e vitit të ri shkollor, policia me njoftim të rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia e Tiranës me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, ka ndërmarrë një sërë masash për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës.
“Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.
Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Tiranës iu bën apel prindërve dhe çdo drejtuesi automjeti që ditën e hënë më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

