Një tjetër polic i përfshirë në një ngjarje kriminale/ Gazetari Poli Hoxha: Ka emra shefash në borderotë e krimit, policia part-time punon për kriminelë

Analisti Poli Hoxha, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen kriminale të ndodhur këtë të martë në Rinas, me një të vrarë dhe një të plagosur.
Hoxha tha se nuk është rasti i parë që policia punon me krimin, pasi në borderotë e krimit sot ka emra shefash policie.
Sipas tij, nuk është vetëm Shaljani, edhe ditën që u zhduk Martinaj, ishte një polic shoqërues. Ai tha se ligji i dy punësimeve në Policinë e Shtetit bën që shpesh policët të punojnë edhe si truproja të këtyre bosëve të krimit.
Borakaj: I plagosuri, punonjës i AMP, shofer i Gilmando Danit, personazh i njohur i botës së krimit?
Poli Hoxha: Nuk është rasti i parë. Kemi pasur ish-shef në Durrës që dekonspironte. Kemi pasur shoqëruesin e Ervis Martinajt ditën që është zhdukur. Ne e dimë tashmë që borderotë e krimit të organizuar kanë në faqet e tyre, në mënyrë të strukturuar, pagesa për njerëz të ndryshëm. Policia e Shtetit ka ngelur ndryshe. Nëse SPAK dhe GJKKO, për efekt të monitorimit ndërkombëtar, po funksionojnë, Policia e Shtetit nuk po reflekton dhe nuk po e gjen veten në lidhje me krimin e organizuar.
Borakaj: Mungesë aftësie apo dështim?
Poli Hoxha: Është krimbje. Me ligjin e ri të Policisë, punonjësve të policisë u lejohet që part-time të punojnë jashtë orarit të punës. Krimi i organizuar është bërë biznesmen, dhe këta punojnë përkrah njerëzve problematikë të krimit. Duke qenë se janë në tagrin e policit, ose të çuar nga shefat e tyre. Di raste unë që janë futur në asamblenë e ortakëve. Zihen dy veta, ka policë që shkojnë në gjykatë në tagrin e truprojës së një biznesmeni.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


