Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

12 Mars 2026, 08:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite, të cilat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 1 ballë



Po ndodh...