Mjegull e dendur në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks. Si pasojë e mjegullës, fusha e shikimit është shumë e kufizuar, ndërsa situata rëndohet edhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të këtij segmenti.
Ky fenomen është i shpeshtë sidomos gjatë stinës së dimrit dhe pranverës, pasi rruga kalon pranë liqeneve të Ulzës dhe Hidrocentrali te Shkopetit, çka favorizon krijimin e mjegullës së dendur.
Përveç mjegullës, drejtuesit e mjeteve përballen edhe me probleme të tjera në këtë aks rrugor. Segmenti Burrel–Skuraj është i dëmtuar me gropa të shumta dhe, sipas banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, duket se është lënë në harresë nga institucionet përkatëse pas ndërtimit të Rruga e Arbrit.
Në këtë rrugë lëviz një numër i madh automjetesh nga i gjithë qarku i Dibrës, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesit e mjeteve shprehen se situata është bërë disa herë problem mediatik, por deri më tani, sipas tyre, janë dhënë vetëm premtime.
Ata theksojnë se në shumë pjesë të rrugës mungojnë edhe mbrojtëset anësore. Një devijim i vogël për të shmangur gropat mund të bëhet shumë i rrezikshëm, pasi në disa segmente mjetet rrezikojnë të përfundojnë ne liqenin e Shkopetit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
