Mungojnë Spiropali dhe Xhafaj/ Seanca për kërkesën e SPAK, Balluku injoron Kuvendin, ja lë mbrojtjen Ramës dhe partisë!

12 Mars 2026, 10:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Mungojnë Spiropali dhe Xhafaj/ Seanca për kërkesën e SPAK,

Parlamenti do të votojë sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Maxhoranca ka konfirmuar qëndrimin e saj për të votuar kundër kësaj kërkese gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në fillim të kësaj jave.

Në seancën që ka nisur në orën 10:00, bie në sy mungesa e ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e shkarkuar nga kjo detyrë javën e kaluar së bashku me Belinda Ballukun.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e ministres, tani si deputete do të jetë pjesë e grupeve parlamentare të miqësisë me SHBA-në dhe Izraelin,

Në nisje të seancës nuk janë të pranishëm gjithashtu edhe Fatmir Xhafaj dhe vetë Belinda Balluku.

Burimet nga grupi parlamentar i PS-së i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se Fatmir Xhafaj ndodhet jashtë vendit prej disa ditësh në një vizitë të planifikuar shumë kohë më parë.

 

Po ndodh...